Aksidentet mund të ndodhin në gjdo koh,puna dhe veprimtarit e ndryshme dinamike që zhvillohen në treg ndikojn që secilin puntor të jet në ekspozim të rrezikut.

Planet e ofruara për sigurim nga aksidentet personale mbulojnë rastet kur ju aksidentalisht pësoni një lëndim fizik trupor. Këto plane do të mbulojnë lëndimet bazuar në llojin dhe përfitimin e ofruar sipas planeve për sigurim nga aksidentet personale..

Cilat janë mbulueshmerit për sigurimin aksidental

Aftësi e kufizuar – Ne do të kompensojmë për paaftësi të përhershme apo të pjesshme si rezultat i një aksidenti me pasoj lëndimin të definuar në kushtet e përgjithshme dhe gjithmonë duke u bazuar në planin tuaj të sigurimit.

Vdekje aksidentale – Ne do të kompensojmë personin e përcaktuar nga ju si përfitues në rast të vdekjes si rezultat i aksidentit të përcaktuar në kushtet e përgjithshme dhe sipas planit tuaj të sigurimit..

Nëse ju pësoni një lëndim dhe si pasojë jeni i paaftë përkohësisht, ne do t’ju paguajmë kompensimin ditor siç tregohet në policë për secilën ditë të paaftësisë së përkohshme siç është e konfirmuar nga mjeku, në maksimum prej 200 ditë në vazhdimësi..

Nëse ju pësoni një lëndim dhe keni nevojë për marrjen e trajtimit mjekësorë, ne do të paguajmë për shpenzimet e mjekimit, operacionit, hospitalizimit, trajtimit dentar, shpenzimet e arsyeshme apo të nevojshme për fizioterapinë, sipas kushteve në kontratë.

.