Me sigurimin e shëndetit ju dhe familja juaj i ofroni vetes një komoditet ne rastet me të ndryshme që mund të ju paraqiten dhe të zejn befasi me mjete financiare. Plane të ndryshme të ofruar nga kompanit e sigurimeve mbi shendetin tuaj individual apo atë familjar me pako dhe mbulueshmeri të ndryshme nga më etike deri tek transporti airor dhe mbulushmerit dhe trajtimet të ndryshme ne Europ apo rajonë.

Sigurimi i shëndetit varsisht nga pako e zgjedhur mbulon shpenzimet financiare si rezultat i trajtimeve mjeksore për sëmundje, maternitet, kujdesin parandalues si dhe opsione tjera shtesë dhe të veqanta të përshtatura enkas për ju​​.

Cilat janë përfitimet?

Planet e sigurimit shëndetësor përfshijnë edhe mbulim shtesë për aksidente personale ku ofrohet mbulesë siguruese për raste të paaftësisë të përhershme apo të pjeshme ose vdekjes aksidentale.

Trajtimi Spitalor apo hospitalizimi do të mbulohet varsisht nga pako e zgjedhur deri ne 100% të shpenzimeve të shtrirjes në spital me kohzgjatje për më teper se 24 orë:

  • Trajtimet Ambulantive – ne do të kompensojmë për trajtimin ambulator (jashtë spitalor) siq janë: vizitat mjekesore te mjeku, kontrolla, konsultime mjekësore specialistike, diagnostifikim dhe analiza laboratorike, ekzaminime radiologjike, egzaminime me rentgen, rezonancë magnetike dhe CT, kirurgji ditore dhe shërbime të tjera relevante të përcaktuara sipas planit tuaj të përzgjedhur për sigurim shëndetësor.
  • Materniteti – Ne do të kompensojmë shpenzimet e përkujdesjes për lindje të fëmijës, që përfshin kujdesin para lindjes, lindjen dhe kujdesin pas lindjes, duke përfshirë shpenzimet e një operacioni të mundshëm cezarian apo shpenzime tjera gjinekologjike, të përcaktuara sipas planit tuaj të sigurimit. Duhet theksuar se çdo shpenzim për shtrirje në spital për më gjatë se 24 orë do të trajtohet si hospitalizim dhe vlen mbulueshmëria prej 100% ndërsa ato ambulantore trajtohen si shërbime jasht spitalore dhe si të tilla kompenzohen me shkallën e përqindjes të paraparë me planin tuaj të sigurimit.
  • Kujdesi preventiv (parandalues) – Ne do të kompensojmë shpenzimet e kujdesit parandalues​, të cilat mund të ju kërkohen nga mjeku familjar apo dhe specialist, duke mos përjashtuar edhe egzaminime tjera specifike, si për shembull një mamogram, një PAP test, një ekzaminim prostate, analiza rutinore të gjakut dhe shërbime tjera relevante të përcaktuara sipas planit tuaj të sigurimit. Të gjitha shpenzimet e mjekut të përgjithshëm apo edhe specialist do të mbulohen financiarisht por edhe vet shpenzimet për analizat apo testet e bëra.

Të tjera mbulesa siguruese– Ne do të kompensojmë shpenzimet edhe për trajtime dentare, lente optike apo xhama me dioptri, fizioterapi, aparat dëgjimi, transport me autoambulancë, ambulancë ajrore, përkujdesje në shtëpi, dhe shërbime tjera relevante të përcaktuara sipas planit tuaj për sigurim shëndetësor.

*Kompensim për të gjitha shërbimet e mbuluara shëndetësore përveq shtrirjes në spital (hospitalizimit) që mbulohet deri në 100% drejtpërdrejt nga kompania e sigurimit bëhet në afat deri në 15 ditë kalendarike nga dorëzimi i dokumenteve origjinale të mjekut dhe faturave orgjinale të paguara në bankë apo kuponit fiskal. Përfitimet dhe kompensimet janë të kufizuara në territorin e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë, Bosne dhe Hercegovinë, por mbulesa territoriale mund të zgjerohet edhe më tej bazuar në kërkesat dhe nevojat tuaja e kjo mbulesë territoriale do të përshijë të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian.

.